Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat.
Lajmi u bë i ditur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borell, përmes një postimi në Twitter.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj EUSR-në @MiroslavLajcak & Palët për punën e palodhur” ka shkruar Borell.
“Shumë i kënaqur të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së, janë dakorduar për ndërmarrjen e masave për shmangie të përshkallëzimit dhe të përqendrohen plotësisht në propozimin për normalizim të marrëdhënieve”, shkroi Borrell.
Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq./arbresh.info/
Serbia will stop issuing licence plates with Kosovo Cities’ denominations & Kosovo will cease further actions related to re-registration of vehicles.
I will invite the parties in the coming days to discuss next steps
I thank EUSR @MiroslavLajcak & the Parties for the hard work.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 23, 2022
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...