Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, ka deklaruar se vendimi për liberalizim të vizave është çështje ditësh, por të njejtën kohë thotë se nuk mund të premtojë se kur do të ndodhë.
“Më lejoni të ju them se nuk ju premtoj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave sepse merret nga shtetet anëtare. Nga ana e komisionit e konfirmoj se vendi juaj i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është koha e duhur që të përfundohet me kërkesat teknike dhe mund të ju them se është çështje ditësh kur qye tetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen”, thotë Borrel.
Deklarata të shumta të zyrtarëve të lartë të BE ka patur deri më tani se liberalizimi i vizave është çështje ditësh e muajsh, por Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojë lirshëm në zonën shëngen.
Borrel këto komente i ka bërë pas takimit me presidentin Hashim Thaçi./arbresh.info/
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...