Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti të hënën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.
Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
“Gjatë takimit, z. Braho dhe z. Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. z.Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës