Zëdhënësi Policisë së Kosovës, për rajoni e Prishtinës, Agron Borovci ka komentuar letrën e ISIS-it dërguar Universitetit të Prishtinës duke thënë se përmbajtja e letrës nuk paraqet rrezik të përgjithshëm të sigurisë por është e drejtuar vetëm një institucioni, përcjell portali Arbresh.info
“Lidhur me këtë policia është informuar me datën 10 shkurt në fakultetin e Filologjisë që ka pasur përmbajtje kërcënuese. Ne kemi dalë në vend të ngjarjes dhe jemi duke analizuar letrën dhe personat që gjenden pas saj. Përmbajtja nuk reflekton në nivelin e përgjithshëm të sigurisë por i është drejtuar vetëm një institucioni”, tha ai duke shtuar se deri më tani janë investuar dhjetëra persona që janë të dyshuar./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...