Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në një konferencë për media kryeministri bullgar tha se shtetet e Ballkanit duhet të lënë mënjanë egoizmin pasi kjo po shkakton probleme në shtetet tjera, raporton Arbresh.info.
Borissov ka thënë se Bullgaria do ta ndihmojë Kosovën drejtë Bashkimit Evropian.
Por ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjedhin problemet e tyre sepse BE nuk pranon shtete që kanë probleme.
“Kaluan shumë vite, kam ardhur këtu si sekretar i ministrisë së brendshme. Ne te gjithë pamë përparimin që është rritu këtu pas 10 viteve. Keni zgjedhur rrugën e drejtë për Beogradin. Në Bashkimin Evropian do të pranojmë shtete pa probleme. Ne me Maqedoninë dhamë shembull për miqësi të mirë. Ju jeni të detyruar bashkë me serbet të zgjidhni këtë mosmarrëveshje. BE do të ju shoh me sy tjetër sepse tani kemi mbështetjen e BE-së, kemi financime te siguruara nga ta. Lërini mënjanë egoizmin, egoizmi i një shteti do të shkaktoj probleme për shtetet e tjera”, është shprehur kryeministri bullgar, Borissov./Arbreshh.info
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...