Inspektorati i Punës përmes një vendimi ka obliguar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës që të anuloj vendimin për shkarkim të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçin dhe të njëjtin ta kthej në pozitën e tij, pas rreth një muaj kur ishte shkarkuar.
Sipas dokumenteve Inspektorati i Punës i jep të drejtë palës ankimore dhe konstaton se shkarkimi është bërë në kundërshtim me ligjin.
Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Njazi Thaçit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.
Kurse, në pikën II thuhet se vendimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.
Inspektorati i Punës i ka dhënë kohë prej 8 ditësh Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, që të zbatoj këtë vendim, dhe të eliminoj të gjitha parregullsitë në lidhje me rastin, në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.
Më poshtë gjeni vendimin e Inspektoratit. /Telegrafi/




Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...