Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.
Ai, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.
“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-të dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët, e kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet tjera, presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”,ka thënë Blinken.
Deputetët marrin paga edhe pas shpërndarjes së Kuvendit, Hax...
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...