Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.
“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ky zotim do të kryhet, siç do të realizohen edhe premtimet tjera të Haradinajt”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së.
Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për kallxo.com tha sot se ai e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe pritet të shqyrtohet.
“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të mirremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, tha Kuçi.
Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë as në vitin 2018.
Këtë e kishte bërë të ditur edhe komisionari evropian, Johannes Hahn I cili gjatë vizitës së tij në Kosovës se kjo gjë nuk do të realizohet deri në vitin 2020.
E për këtë kishin dhënë premtime të shumta edhe liderët shtetërorë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda vitit që e lamë pas.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci