Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua mbi gjendjen në Luginën e Preshevës dhe politikat diskriminuese e shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve atje, shkruan Arbresh.info.
Tutje u bisedua edhe për gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak, ku prioritet mbetet çështja e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit shqiptar.
U theksua se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë por njëkohësisht edhe domosdoshmëri.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Luginë e Sanxhak jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe konform nevojave të komunitetit shqiptar atje./Arbresh.info/




46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...