Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.
Duke e falënderuar ambasadoren për mbështetjen, përkushtimin dhe dedikimin e saj, zëvendëskryeministri u shpreh se Sllovenia gjithmonë ka qenë dhe mbetet partner i Republikës së Kosovës. Ai tha se këto katër vite të mandatit të saj kanë sjellë bashkëpunim të shkëlqyer dhe forcim të marrëdhënieve Kosovë-Slloveni.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi suksese ambasadores në angazhimet dhe detyrat e saj të radhës./Arbresh.info



Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin