Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në takim u bisedua për projektet zhvillimore Kosovë-Itali dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.
U shpreh mirënjohja për kontributin e forcave italiane në KFOR në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend, si kontingjenti me numrin më të lartë të trupave në mision, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu u përshëndet dhe emërimi i Gjeneral Majorit Ristuccia si komandant i KFOR-it.
Duke theksuar potencialin e vendit tonë dhe kapacitetin zhvillimor të sektorëve tërheqës dhe strategjikë për investime, u riafirmua vullneti për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falenderoi ambasadorin De Riu për vizitën dhe angazhimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës dhe popullit të saj./arbresh.info/




Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten