Sot, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi pro liberalizimit të vizave pë Kosovën.
Tashmë ka mbetur vetëm edhe një votim në seancën e Parlamentit Evropian, i cili do të mbahet më 18 prill të këtij viti.
Pas këtij lajmi, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se pritjes së gjatë të qytetarëve të Kosovës, po i vjen fundi.
Sipas tij, nga një janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës, do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
“Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë”, ka shkruar ai, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i zëvendëskryeministri Bislimi:
Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.
Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile,
Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.
Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.
Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen