Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në të cilën u publikua Raporti i Monitorimit “Shërbime Sociale Afër Qytetarit”, në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon në vazhdimësi vullnetin për të avancuar bashkëpunimin në sferën e shërbimeve sociale.
Qeveria ka synuar dy prioritete në nivel makroekonomik, drejtësi dhe punësim. Punësimi si mekanizëm që mundëson uljen e varfërisë, si dhe drejtësisë për të ndikuar në zvogëlimin e fenomenit të dhunës në familje.
Zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh se Qeveria e sheh si obligim që OJQ-ve t’i ofrohen kapacitete të mjaftueshme financiare për të ofruar shërbime të nevojshme ndaj qytetarëve tonë.
“Ne jemi të interesuar që niveli i financimit të rritet në afatshkurtër, ndërsa në planin afatgjatë të kujdesemi që përmes politikave të ndryshme të rrisim aftësinë për punësim.Gjithashtu, përkundër sfidave të ndryshme siç është rasti i pandemisë, kriza energjetike dhe agresioni rus në Ukrainë, rritja ekonomike dyshifrore e vitit të kaluar ka dëshmuar përkushtimin tonë të vendosjes së Kosovës në një trajektore të re të zhvillimit, përmes të cilës synojmë të arrijmë një rritje të qëndrueshme, të barabartë dhe të prekshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Bislimi./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër