Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me një takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.
Në këtë takim të parë mes tyre, u biseduan një mori temash, në mesin e të cilave edhe kultivimi e fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë e rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi z. Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftim.
Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, Bislimi shprehu mirënjohjen për Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara./Arbresh.info

Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten