Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit, përgjatë takimit u bisedua mbi rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, shkruan Arbresh.info.
Bislimi ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.
Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët.
Gjithashtu shtoi se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar./Arbresh.info/

Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...