Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar ditën e sotme Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy shteteve.
Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër për Punë të Jashtme, Shkëmbim Tregtar dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Sipas njoftimit, përmes kësaj marrëveshjeje Luksemburgu do të vazhdojë dhe do të rrisë mbështetjen e saj financiare për Kosovën. Për periudhën 2026-2030 kjo mbështetje do të arrijë vlerën prej 50 milionë eurove, krahas 35 milionë eurove në marrëveshjen paraprake.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të takimit të 10-të bilateral Kosovë-Luksemburg.
Tutje, në njoftim thuhet se ajo përfshin si prioritete dhe sektorë kyçë shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm, shëndetësinë, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe fuqizimin e shoqërisë civile të Kosovës./Arbresh.info



Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar