Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se janë miratuar aplikimet e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian – Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Sipas tij, Kosova do të përfitojë mbi 2 milionë euro në formë grantesh për projekte në fushën e energjisë dhe digjitalizimit.
“Aprovohen aplikimet e Kosovës në programin e BE-së të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), vendi përfiton mbi 2 milionë euro. Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”, tha ai.
Ai ka sqaruar se aplikimet e Kosovës fillimisht kanë marrë vlerësim pozitiv nga komisioni përkatës dhe tani është bërë edhe miratimi zyrtar i tyre./Arbresh.info
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...