Janë bërë një muaj nga sulmi terrorist në veri, ku u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Për mundësinë e që terroristët që morën pjesë në sulm e të dorëzohen në Kosovë, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për Qendrën Mediale të Beogradit, tha se nuk është shumë e sigurt, nëse Serbia do të bashkëpunojë me Kosovën për këtë çështje.
Ajo ka përmendur se edhe në rastin e Tribunalit të Hagës, ku me dekada janë kërkuar të akuzuarit serbë dhe për këtë Serbia nuk ka qenë bashkëpunuese.
Biserko tha për ‘Lajmet e Fundit’ në RTK, se Serbia sot është më e afërt me Putinin. “Serbia nuk e ka përputhur politikën me BE-në ajo është më e afërt sot me Putinitn se sa më parë”, tha Biserko.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...