Edhe të shtunën është shënuar një numër i madh i rasteve me COVID-19 në Kosovë. 75 raste u regjistruan në nivel vendi ndërsa prinë komuna e Prishtinës me 36 raste, duke u pasuar nga komuna e Vushtrrisë me 9 raste, Mitrovica me 7 raste e kështu me radhë.
Ndërsa nga data 13 mars janë shënuar gjithsej 2.073 raste me COVID-19, 35 viktima, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste
“Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome./express
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...