Arkitekturë moderne, që financuesve pritet t’i kushtojë deri në 200 mijë euro, por nuk dihet me saktësi se kush ka ndarë gjithë këtë buxhet.
Jo shumë larg nga xhamia e fshatit Mazgit të Obiliqit, po ndërtohet edhe një xhami tjetër.
Por, ata që po e ndërtojnë këtë të renë, punimet e së cilës kanë filluar që nga viti 2018, nuk po arrijnë të sigurojnë një leje nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Për financimin e saj janë kujdesur shtetet islamike, përmes banorëve Xhemshir e Faton Raçi.

Në storie flasin edhe banorët rreth kësaj xhamie.
Portali arbresh.info, ka kontaktuar me Ahmet Sadriun, zëdhënës në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), në lidhje me ndërtimin e kësaj xhamie.
“Mundeni të komunikoni me Këshillin e Bashkësisë Islame në Obiliq, ata munden të ju japin sqarim dhe informata për ndërtimin e saj”, ka thënë Sadriu.

Por, Irfan Hashani, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Komunën e Obiliqit, nuk i është përgjigjur interesimit të portalit arbresh.info në lidhje me lejen e ndërtimit.
Portali arbresh.info merr vesh nga burime brenda BIK-ut se kjo xhami është duke u ndërtuar pa lejen e tyre./arbresh.info/Elmedina Ballazhi/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...