Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një rrëfim emocional për takimin me veprimtarin e njohur shqiptar, Adem Demaçi, një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Thaçi në intervistën me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka treguar se mbrëmjen e 16 shkurtit 2008, pasi kishte përmbyllur me ekipin e tij të gjitha përgatitjet për seancën historike të 17 Shkurtit, ndiente se diçka po i mungonte.
“Ndjeja se diçka nuk po shkonte, diçka shpirtërisht më mungonte. Doja ta takoja Demaçin”, ka rrëfyer ai.
Sipas Thaçit, fillimisht kishte kërkuar që Demaçi të qëndronte në Prishtinë gjatë asaj fundjave historike, por më pas kishte vendosur ta takonte personalisht.
“Doja ta vizitoja në shtëpi, por ai vendosi të vinte në zyrën time”, ka thënë Thaçi.
Ai ka përshkruar atmosferën e ngrohtë dhe miqësore të takimit, ku Demaçi i kishte dhënë mbështetje dhe këshilla për ditën historike që po afrohej.
“Boll kemi ecë në këmbë e krye si popull, por mirë na doli në fund. Mos dëgjo shumë në të majtë e në të djathtë, poshtë e lartë, por kryje këtë punë – nesër do të jem aty”, citohet t’i ketë thënë Demaçi.
Thaçi ka treguar se gjatë takimit e kishte informuar Demaçin se shteti i Kosovës do të kishte flamurin, himnin dhe simbolet e veta shtetërore.
“Bacë, po bëhet shteti, mos humb kohë pas ngjyrave e tingujeve të muzikës, sot nuk janë punët tuaja këto”, ishte përgjigjur Demaçi.
Sipas Thaçit, Demaçi kishte lexuar edhe tekstin e Deklaratës së Pavarësisë, e cila të nesërmen do t’u paraqitej deputetëve për votim dhe nënshkrim.
“Pas konsultimit me këtë njeri të letrave dhe humanist u ndjeva i lehtësuar dhe më i shtrënguar për ditën e bekuar që po vinte për popullin e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
LEXO EDHE:
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në botë, por e sanksionuar nga ShBA dhe BE
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...