Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame e Kosovës kritikoi me tone të forta kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, se po e zvarrisin pa asnjë arsye vendimin për dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë kryesore në Prishtinë.
Sadriu këto komente i bëri në emisionin politik “Debat” te Ridvan Berishës, me temën “Çfarë xhamie duam”, që u transmetua në RTK.
Lirak Çelaj, që përfaqëson PDK-në në Komunën e Prishtinës, gjithashtu fajësoi drejtuesit e komunës për politizimin e qëllimshëm të kësaj çështjeje, duke i ftuar ata që ta zhbllokojnë situatën pa humbur kohe.
Ndërsa, arkitekti Arbër Sadiku ishte kritik për modelin e përzgjedhur të xhamisë duke nënvizuar se ajo nuk e përfaqëson arkitekturën bashkëkohore por atë të perandorisë osmane, gjë që sipas tij paraqet një gabim të llojit të vet.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...