Kabllot e tensionit të lartë kanë rënë nga shtyllat, me ç’rast kanë shkaktuar bllokadë totale të qarkullimit të automjeteve për më shumë se 20 minuta, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:15 në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarët e policisë të cilët kanë lokalizuar vendin, duke siguruar qytetarët nga ndonjë rrezik.
Edhe punëtorët e KEDS-it ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar në riparimin e këtyre kabllove, ndërsa qendra e qytetit ka mbetur pa energji elektrike edhe gjatë kohës kur po raportojmë.
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...