Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) ka nisur përgatitjet për edicionin e ri “Java e Bibliotekës në Kosovë 2025”, i cili do të organizohet më 6-12 tetor 2025.
Njoftimin për këtë e ka dhënë BKK-ja në rrjete sociale, duke bërë me dije se ka hapur thirrjen për studiues, profesionistë të fushës së bibliotekave, arkivave, muzeve, teknologjisë së informacionit, kulturës dhe arsimit, si dhe të gjithë të interesuarit, që t’i paraqesin kumtesat e tyre për pjesëmarrje në kuadër të “Javës së Bibliotekës në Kosovë 2025”.
Në njoftim tutje thuhet se Java e Bibliotekës do të zhvillohet me temën: “Biblioteka, mes traditës dhe inovacionit”, duke vendosur në qendër të vëmendjes rolin e bibliotekave në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe avancimin e shërbimeve në epokën digjitale.
Po në njoftim thuhet temat e përgjithshme që mund të trajtohen janë: Roli i bibliotekave në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Inovacionet teknologjike në shërbimet bibliotekare, Bibliotekat si qendra komunitare dhe arsimore, Digjitalizimi i koleksioneve dhe arkivave, Rëndësia e bibliotekave si qendra të dijes dhe kulturës, Sfida dhe perspektiva për bibliotekat në epokën digjitale, Roli i bibliotekave në promovimin e leximit, E drejta e autorit dhe bibliotekat, Sfida në arkivimin dhe restaurimin e materialeve të vjetra, Iniciativat për digjitalizimin e dorëshkrimeve dhe dokumenteve të rëndësishme, Ndikimi i inteligjencës artificiale dhe e-librit në bibliotekat e së ardhmes, Ndikimi i inteligjencës artificiale në biblioteka dhe Roli i e-librit në bibliotekat moderne.
Ndër të tjera në njoftim jepen udhëzimet për paraqitjen e abstrakteve: gjatësia e abstraktit duhet të jetë deri në 300 fjalë, në gjuhën shqipe ose anglisht. Afati për dorëzimin e abstrakteve deri më 20 maj 2025. Njoftimi për përzgjedhjen e kumtesave më 1 qershor 2025. Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve më 5 shtator 2025.
Abstraktet duhet të dërgohen në adresën: [email protected].
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...