Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Presidentja Osmani e ka uruar Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni, përcejll Arbresh.info.
“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente