Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot tregun e qytetit, ku është takuar me qytetarë, prodhues vendorë dhe tregtarë lokalë.
Gjatë vizitës, Osmani theksoi rëndësinë që ka tregu si qendër ekonomike dhe kulturore për qytetin, ku takohen prodhimet e freskëta vendore me traditat e hershme të tregtisë.
“Pazari është vendi ku bashkohen prodhuesit vendorë me prodhime të freskëta e cilësore, por edhe shitësit e gjësendeve të vjetra që mbajnë gjallë traditën tonë.Këtu qytetarët bëjnë pazaret e tyre, ndajnë buzëqeshje dhe takohen me dashamirësi”, ka thënë Osmani.
Ndërsa ka thënë se tregu së shpejti do të marrë një pamje krejtësisht tjetër, me investimet që do të bëhen aty.
“Shumë shpejt, ky treg do të marrë pamje më të rregulluar, me tezga të përshtatshme dhe nyje sanitare moderne – duke u shndërruar në një hapësirë të rehatshme, dinjitoze dhe mikpritëse për të gjithë”, ka thënë Osmani.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...