Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkë-partiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.
Mustafa në T7 tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.
“Ne jemi kolegë, bashkë-partiak, kemi takime e diskutime. Unë obligimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-ë. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.
Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe.
“Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...