Një vulë me mbishkrim në gjuhën serbe dhe disa dokumente të tjera janë sekuestruar gjatë një kontrolli policor në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas njoftimi të policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: një vulë me shkrim serb, disa dokumente në gjuhën serbe, një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si dhe dy kontrata të përpiluara në gjuhën serbe.
Me urdhër të prokurorit kompetent, vula dhe dokumentet janë konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore.
“SPK. Bërnjak 18.02.2026 – 22:25. Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj. Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë