Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, u shpreh se çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, është çëshjte që u takon të gjithëve.
Ai ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi dhe kreu i qeverisë, Isa Mustafa, po e shfrytëzojnë çështjen e demarkacionit.
“Nëse qeveria ka kërkuar nga BE-ja të qitet ky kusht, kjo është një tjetër çështje. Mustafa dhe Thaçi kanë gjetur rrugën më të shkurtër për t’i përmbushur agjendat personale”, tha ai.
Berisha i cilëson gjetjet e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, si jo valide.
“Matja e territorit nga ky komision është një absurditet i vërtetë. Në qoftë se komisioni është në rregull, ky komision do ishte dashur të ishte permanent me vite derisa të përfundonte procesi i demaskimit e jo të matej tash”, tha ai.
“Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare dhe ne kemi kërkuar një konsensus rreth saj. Kufiri nuk është vetëm çështje teknike, por edhe politike, historike dhe kombëtare”.
Ai ka thënë se kushti për liberalizim të vizave iu është bërë vetëm Kosovës dhe asnjë vendi tjetër.
“Nuk ka asnjë shtet në rajon që ka qenë i kushtëzuar sikurse Kosova për liberalizimin e vizave. Kroacia nuk e ka të zgjidhur me asnjë shtet çështjen e demaskimit”, tha Berisha. /Klan Kosova
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...