Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, ka komentuar lajmet nga mediat serbe për një pako amerikane për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se këto janë spekulime dhe më së miri e tha vet ndihmës-sekretari amerikan për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, që po qëndron në Kosovë, Wess Mitchell, i cili mohoi çfarëdo pako të tillë nga SHBA-ja.
“Gazetarët mos të bëhen kujdestarë të raporteve të mediave serbe. Serbia e ka qëllim krijimin e pasigurisë dhe devalvimin e situatës në Kosovë”, deklaroi Berisha në Klan Kosova.
“Vet Wess Mitchell e cilësoi si spekulim, mediat serbe e kanë ushqyer opinion rajonal se shtetësia e Kosovës është diçka abstrakte, por për ne është me rëndësi qëndrimi amerikan e ky qëndrim është i qartë, sidomos është me rëndësi për ne qëndrimi se siguria nuk është në të drejtën e vetos së askujt”, është shprehur ai.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...