Kandidati për deputet i komunitetit rom, Veton Berisha, ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje.
Përveç manipulimit me votat e veriut me komunitetet tjera, sipas Berishës, viktimë e këtij manipulimi është edhe komuniteti rom.
Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë.
‘’Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektuar diçka mjaft mirë e menduar. Thuhet që është krijuar një parti pa adresë e kryetar, të kaluar politike”, ka thënë Berisha.
Ai gjithashtu tha se “Iniciativa Rome cila ka marrë vota në vendbanime serbe”, tha Berisha.
“Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkët me Listën Serbe’’, shtoi Berisha në Dukagjin.
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...