Berisha: Kryeministër zbrit në tokë se jem kah të presim

12:02 | 26 Prill 2021

Analistja e njohur, Kimete Berisha e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Berisha përmes një postimi në ‘facebook’, me ironi i është referuar Albinit:

I dashur Kryeministër, a e kuptove tash se Shqipëria s’ka nevojë për ndryshim, nuk ka nevojë për Ty?!

Ajo tutje ka kërkuar nga kryeministri të zbresë në tokë se po e presim, shkruan portali arbresh.info

Postimi i saj i plotë:
Shqipëria nuk ka nevojë për Ty!
I dashur Kryeministër, a e kuptove tash se Shqipëria s’ka nevojë për ndryshim, nuk ka nevojë për Ty?!
Kushdo që ndjehet mirë, nuk kërkon ndryshim!
Nëse kërkon ndryshim, e gjen ndryshimin!
Përse duhet të ndërrohej Edi Rama me Lulzim Bashën ose me Boiken Abazin?!
Edi Rama i ka vaksinuar shqiptarët, ka bërë punë reale, punë konkrete, punë që shihen me sy…kurse opozita e ka luftuar me fjalë, por jo me vepra!
Vepra luftohet me vepër, si pyka që nxjerret me pykë!
E kemi parë si lypës, duke vrapuar aeroplan më aeroplan, derisa i ka siguruar vaksinat (bile edhe për neve).
Çka ka bërë opozita qe tetë vite për shqiptarët?
A e ka hequr një letër prej rruge?
A e ka larguar një gur nga rruga ?
Çka ka bërë Lulzim Basha që të ketë dikush nevojë për të?
Shqiptarët nuk kanë probleme ideologjike e politike, por probleme konkrete, reale, banale!
Folklori, sharkiat, egzaltimi, nirvana, e këto ndjenjat e forta që ndezin te Ne, shqiptarët e Shqipërisë nuk i hanë.
Sepse ata nuk ndjehen të robëruar dhe të rrezikuar nga armiku, nga Serbia, qysh ndjehemi Ne!
Atje, pasuli numërohet për kokërr!
Veç le të del dikush të tregon pse duhej të votohej Lulzim Basha?
Çfarë opozite është ajo, që nuk merret konkretisht me problemet e shqiptarëve, por gjithmonë i dorëzon mandatet dhe pastaj i shkon moti duke u marrë me thashetheme dhe me shamje!
Edi Rama duhet ta ketë një kundërshtar të Ri, të panjohur deri tash.
Atë njeri që e mund një herë, e mund përherë.
Me Lulzim Bashën, e ka të sigurt mandatin e katërt!
Çka ka tjetër interesant te opozita përveç mantelave të Grida Dumës!
As Coco Chanel nuk ka mantela më shumë se ajo. Ajo lyp dashuri, zemër, e jo vota!
Dështimi i Monika Kryemadhit dëshmon se në Shqipëri ka shumë pak shqiptarë të krisur.
Edhe ata që janë të çmendur, nuk e duan për prijës të çmendurin. Lypin shpëtim! /arbresh.info/

Shqipëria nuk ka nevojë për Ty!

I dashur Kryeministër, a e kuptove tash se Shqipëria s'ka nevojë për ndryshim, nuk ka…

Posted by Kimete Berisha on Monday, 26 April 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara