Profesori universitar, Ibrahim Berisha, ka thënë është ofenduese maksimalisht, nga kushdoqoftë, me pozicionu Kosovën dhe shqiptarët edhe në të ardhmen si viktimë të domosdoshme të Serbisë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se diskursi publik për këtë temë ditëve të fundit në Kosovë është për një analizë shumë serioze.
“Është ofenduese maksimalisht, nga kushdoqoftë, me pozicionu Kosovën dhe shqiptarët edhe në të ardhmen si viktimë të domosdoshme të Serbisë. Se Kosova do të jetë pashamngshëm kurban i kurdohershëm i Serbisë.
Retorika politike, qeveritare edhe publike serbe këtë e stimulon dhe maksimalizon me propogandën në secilin rast duke dashur të poshtërim për fituesit dhe të zë pozitë shumë më të favorshme karshi të të ardhmes së Kosovës dhe shqiptarëve.
Po defetizmi, kot, i këtyre ditëve ritheksuar në diskursin publik në Kosovë, është për një analizë shumë serioze, ama shumë serioze, për të parë shkaqet dhe arsyet pse dhe si është e mundur kjo mbijetesë potenciale e mendimit disfatist edhe ndër shqiptarë dhe në Kosovë? Relikt postkolonial, apo?”, ka shkruar Berisha./arbresh.info/
Pas situatës në Afganistan në Kosovë ka pasur debate se një situatë e tillë mund të ndodh edhe në Kosovë, në rast se trupat ndërkombëtare tërhiqen nga Kosova./arbresh.info/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan