Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar marrëveshjen për konsensus sa i takon ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, mes partive politike.
Beqiri ka lavdëruar partinë e tij duke thënë se pavarësisht se gjenden në opozitë dhanë kontributin për të mirën e qytetarëve.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm,meritojnë dhe e kemi obligim dhe për nder të jemi në shërbim të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe këto ditë tregoi se është parti që punon për të mirën e vendit. Pavarësisht se jemi për momentin në opozitë, ne dhamë dhe do të japim kontributin tonë për të mirën e qytetarëve tonë”, ka shkruar Beqiri.
Ka thënë se pas gjetjes së rrugëdaljes për ratifikimin e demarkacionit shpreson që kjo çështje të përfundoj. Po ashtu ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të diskutohet për këtë çështje.
“Gatishmëria jonë, qëndrimi ynë për gjetjen e rrugëdaljes për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, shpresojmë të përfundoj me kryerjen e këtij obligimi. Nuk ishte e lehtë të dialogohet këto ditë për tu mirëkuptuar oferta jonë si rrugëzgjidhje, mirë që kjo u bë. Padrejtësisht kjo u vonua mbi dy vite,me çka u dënuan qytetarët tonë. LDK ishte dhe mbetet garancë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Beqiri.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten