Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka thënë se shumë shpejt do të ftoj publikisht inovatorët e rinjë vendorë dhe nga diaspora për të paraqitur idetë e tyre në inovacion.
Këtë deklaratë, Beqaj e bëri në një paraqitje para gazetarëve pas një takimi që pati sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, shkruan arbresh.info.
Beqaj tha se për këtë ministri është e rëndësishme që idetë inovative të depërtojnë në tregjet e huaja.
“Avancimi i Kosovës mund të bëhet përmes sektorit privat, duhet të hiqen të gjitha barrierat. E njoftova ambasadorin dhe për fondin që do të formohet për ndërmarrësi. Shpejt do të bëjë një ftesë publike për inovatorët vendore dhe të diasporës që të paraqesin idetë e tyre. Ajo çka ministria për inovacion do të shërbej do të jetë edhe një avokat i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në raport me Qeverinë”, ka thënq Beqaj.
Ai ka deklaruar se shumë shpejt do të formohet edhe Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1548491071882646/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...