Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk është lejuar sot që të realizojë një vizitë zyrtare në Preshevë, pasi shteti serb e refuzoi këtë.
Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes së tij në Serbi, ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo tha se ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës
“Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, shkroi ajo në Facebook.
Reagimi plotë:
Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës
Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje.
Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës.
Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon./Arbresh.info/
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot