Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me votat me postë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se është bërë shkelje serioze e integritetit të procesit zgjedhor.
Sipas Haxhiut, ligji përcakton qartë se fletëvotimet me postë mund të pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00, ndërsa, sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor.
“Sot kam dorëzuar ankesë zyrtare në PZAP për një shkelje serioze që rrezikon integritetin e zgjedhjeve. Ligji është i qartë. Fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00. Megjithatë, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor. Kjo nuk është çështje teknike. Është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka theksuar se, sipas tij, asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin dhe se afatet zgjedhore janë garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit.
“Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet”, ka thënë Haxhiu.
“Kjo paligjshmëri ka prodhuar pasoja konkrete. Ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe në renditjen e kandidatëve. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë”, është shprehur ai.
Haxhiu ka theksuar se mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë.
a
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...