Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit.
Ai ka shtuar se ky është një vendim historik për shtetin fqinj.
Ky është postimi i tij në Facebook:
“E mirëpres miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Parlamentit në Shkup sot, që hap rrugën që Republika e Maqedonisë Veriore të bashkohet në NATO dhe të ketë një perspektivë të qartë evropiane.
Unë e mirëpres guximin që të gjithë udhëheqësit kanë treguar të marrin këtë vendim historik sot.
Ne si Kosovë e mirëpresim dhe jemi të lumtur që së shpejti të kemi një anëtar të ri të NATO-s në kufirin tonë.”

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...