Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga presidenti Bajram Begaj. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm lidershipi i Shqipërisë, trupi diplomatik, përfaqësues politikë nga Kosova, etj.
I pari i shtetit shqiptar, riafirmoi angazhimin e vendit për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për njohje ndërkombëtare dhe integrim evropian.
Sipas Presidentit, është pikërisht kjo dita dhe momenti ku duhet të falënderojmë mikun e aleatin tonë historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i ka dhënë kombit shqiptar nga deklarimi i pavarësisë së Shqipërisë, në pavarësinë e Kosovës.
Presidenti nënvizoi se ne si komb, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi që kemi dhe ta përdorim në shërbim të aleancave që forcojnë rolin tonë në arenën ndërkombëtare.
“Kosova ka pasur, ka dhe do të këtë kurdoherë mbështetjen e Shqipërisë. Ajo do të ketë mbështetjen e gjithhershme për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë edhe anëtarësimin në BE. Republika e Kosovës është realitet që nuk ndryshon e faktor paqeje në rajon.”, nënvizoi Begaj.
Sipas tij, nga udhëtimi ynë për pavarësi, deri tek udhëtimi ynë drejt Evropës, sot është momenti për të nderuar të kaluarën, për të festuar të tashmen dhe për t’u angazhuar me përgjegjshmëri për të ardhmen.
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...