Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nga foltorja e Kuvendi i Kosovës, tha se çdo shqiptar kudo që ndodhet sot ndjehet pjesë e gëzimit, urimit dhe krenarisë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Deklaratat ai i bëri gjatë seancës solemne të mbajtur në nder të përvjetorit. Begaj u shpreh:
“Në këtë përvjetor, mendimi ynë është me ata që po përballen me një betejë të vështirë, të padrejt e vendimtare në Hagë. Historia e Kosovës s’mund të kuptohet pa emrat e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Ata po përballen me akuza të montuara në gjykatë ndërkombëtare.Ata që morën armët për të kërkuar lirinë për tokën e tyre e familjen e tyre, janë e do të mbeten gjithmonë simbole të lirisë. E vërteta s’mund të tjetërsohet e as të ndryshohet. Liria ka emër, liria meriton drejtësi, meriton mirënjohje. Republika e Shqipërisë është me UÇK-në”, ka thënë Begaj.
Begaj shtoi se Shqipëria do të qëndrojë sot dhe përherë pranë Kosovës dhe pranë ish-komandantëve të UÇK-së, duke i konsideruar ata pjesë të pandashme të historisë së shtetndërtimit dhe sakrificës për liri.
Begaj u shpreh se çdo shqiptar, në Shqipëri dhe në diasporë, sot ndjehet pjesë e gëzimit dhe krenarisë për këtë përvjetor.
“Sot Kosova mbush 18 vjet. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë. Kjo është dëshmia se Republika e Kosovës është një shtet i ri në vite, por me rrënjë të thella sakrifice dhe meritash”, deklaroi ai.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten