Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri.
Fillimisht, Begaj dhe Erdogan zhvilluan takimin kokë më kokë dhe më pas takimin me delegacionet përkatëse.
Biseda u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe në mundësitë që këto marrëdhënie të thellohen e të forcohen. “
Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, – e konsideroi Begaj presidentin Erdogan, shkruan Arbresh.info
“Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, – u shpreh Presidenti i Republikës së Shqipërisë, – një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”, u shpreh Begaj.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, kontributi reciprok në organizmat ndërkombëtarë, ku dy vendet janë anëtare.
Begaj e falënderoi presidentin Erdogan për ndihmën që Turqia ka dhënë para dhe gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që efektivët kanë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.
Begaj falënderoi Erdogan për ndihmën ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti.
Gjatë bisedës, u vlerësua me rëndësi edhe forcimi i lidhjeve dypalëshe përmes avancimit të projekteve të bashkëpunimit ekonomik./Arbresh.info/


“Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit”, – theksoi Begaj, gjatë takimit Erdoğan./Arbresh.info/

Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit