BE uron Vjosa Osmanin, kërkon angazhim për dialog

20:03 | 4 Prill 2021

Bashkimi Evropian në Kosovë ka uruar Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter BE u shprehë se tash Kosova duhet të angazhohet në dialog, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë:

Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës. BE pret që të punojë ngushtë me Presidenten Osmani dhe institucionet e sapo konsoliduar të Kosovës. Kosova tani duhet të filloj me reformat në lidhje me BE-në dhe të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara