Zvarritja e miratimit të Demarkacionit ka bërë që Kosova të ngelet e izoluar, dhe dërgimi i tij në Gjykatën e Arbitrazhit, sipas shefes së Zyrës së BE’së në Kosovë, do të mbante edhe për një kohë të gjatë të izoluar kosovarët.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka paralajmëruar të martën se është kundër dërgimit të demarkacionit në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi që kjo çështje është zvarritur dhe duhet të zgjidhet, e jo të zvarritet edhe më tutje.
Kështu deklaroi ajo në tryezën e rrumbullakët për statusin aktual të mbrojtjes së sinjalizuesve, ku apeloi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që të sigurojnë argumentet e nevojshme me të cilat ata do të kërkojnë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
“Ne iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë për ne argumentet e nevojshme me të cilat ne, komisioni dhe shërbimet do të dalin përpara shteteve anëtare të BE-së dhe me të cilat ata do të kërkojnë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Pra dje, kalimi i këtyre dy dokumenteve siç edhe ministri Tahiri na përkujtoi, është një hap shumë i rëndësishëm sepse tani procesi është duke vazhduar, Kuvendi, anëtarët e Kuvendit, në njërën anë do të kenë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit e cila tashmë ekziston si propozim, dhe në anën tjetër do kenë argumentet e komisionit të sapoformuar”, u shpreh Apostolova.
Ajo përsëriti se problemi i demarkacionit nuk duhet të zgjatet më shumë pasi që qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizje të lirë.
“Dua t’iu kujtoj edhe njëherë që demarkacioni i kufirit me të vërtetë thelbësor për t’u zgjidhur. Nuk dua që politikanët të mbajnë peng të rinjtë e Kosovës, një rini fantastike që meriton lëvizje të lirë, që ndoshta nuk iu kujtohet konflikti dhe duan të jenë pjesë e Evropës. Kërkoj nga të gjithë ata që do ta kenë rastin të votojnë të kenë këtë në mendje”, tha Apostolova./Lajmi.net/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë