Demarkacionin me Serbinë, Qeveria është e bindur se do ta diskutojë në dialogun e Brukselit. Madje për këtë çështjet dhe tema të tjera si njohja e ndërsjellë mes dy shteteve, dëmshpërblimet e luftës si dhe pjesëmarrje në pasuritë, obligimet dhe të drejtat të cilat Serbia i ka trashëguar nga ish-federata e Jugosllavisë, pjesë konstitutive e se cilës ka qenë edhe Kosova i janë propozuar Bashkimit Evropian.
Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë përmes postës elektronike se BE-së i janë propozuar këto tema në mënyrë që ato të jenë agjendë e diskutimit.
Që këto tema do t’i paraqes për diskutim në Bruksel, ministrja Tahiri i kishte thënë Tribuna Channel qysh më 26 dhjetor të vitit të kaluar.
Por shteti fqinj është i vendosur që në Bruksel nuk do të diskutohet për kufirin mes dy shteteve, madje ky po shihet si provokim nga Prishtina zyrtare.
Shefi i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë për mediet në Serbi se në BE nuk do të ketë mirëkuptim për këtë, sepse dialogu po zhvillohet në formatin neutralitet ndaj statusit të Kosovës.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...