Shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE-së, Alojz Peterle, të cilët kanë monitoruar zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka thënë se heqja e balotazhit nuk është në rekomandimet e vëzhguesve të BE-së.
Ky rekomandim është dhënë nga ekspertë të zgjedhjeve të cilët vlerësojnë se balotazhet e zhvilluara në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kosovë, kanë ndikuar edhe në efikasitetin e procesit elektoral.
Mirëpo, Peterle, në një intervistë ekskluzive për portalin arbresh.info tha se një gjë e tillë varet nga partitë politike nëse duan ta ndryshojnë.
“Kjo nuk është në rekomandimet tona dhe varet nga partitë politike në Kuvendin e Kosovës nëse do të ndryshonin apo jo. Por, nuk është detyra jonë të merremi me këtë”, ka thënë Peterle./arbresh.info/
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë