Bashkimi Evropian e ka quajtur provokim vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe.
Kështu, BE-ja e ka vlerësuar edhe kushtëzimin e Serbisë për ta vazhduar dialogun pas vendosjes së taksës.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, ka thënë për Kohavisionin se masat dhe veprimet e fundit nga Kosova dhe Serbia rrezikojnë punën që është bërë deri më tani në dialogun e Brukselit.
Ajo ka kërkuar sërish që taksa të hiqet menjëherë, derisa u ka bërë thirrje presidentëve të të dyja shteteve t’i ndalin provokimet.
Kocijançiç ka thënë se janë në kontakt me presidentët Thaçi e Vuçiq për ta caktuar datën e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut të Brukselit.
Televizioni i është drejtuar edhe Presidencës së Kosovës për ta marrë një qëndrim sa i përket këtyre zhvillimeve pas vendosjes së taksës, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.
Ndërsa, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar të flasë rreth presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës për heqjen e taksës.
Në anën tjetër, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën as që figuron në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, sipas ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Kritika për procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka dhënë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai, në një intervistë për Koha.net, ka thënë se ky proces po përshpejtohet me kërkesë të Serbisë.
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...