Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shkurtit në Kosovë.
“BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, ka deklaruar zëdhënësja Anitta Hipper.
Ajo ka rikujtuat se edhe BE ka dërguar misionin vëzhgues për zgjedhjet 9 shkurtit dhe kjo, sipas saj, është dëshmi e rëndësisë së qeverisë së Bashkimi Evropian që u jep raporteve me Kosovën.
Kujtojmë se sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj./rtk
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...