Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka graduar Bashkim Jasharin në gradën Gjenerallejtënant.
Pas rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti, Osmani ka thënë se ka vendosur të gradoj Komandantin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
“Komandanti i FSK-së, zotëri Bashkim Jashari sot është graduar në granden më të lartë në Republikës së Kosovës, Kjo gradë bartë një detyrim mjaftë të madh dhe jam e bindur se me aftësinë tuaj do të udhëhiqeni me nder, krenari dhe integritet një forcë, e cila është ndërtuar mbi një sakrificës të madhe të popullit tonë.
“Namin e familjes suaj, familjes legjendare Jashari, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë për lirinë e vendit tonë dhe uniformën që mbani, reputacionin e ushtrisë profesionale që e keni ndërtuar, bëjmë që të kemi pritshmëri të mëdha dhe ju të keni përgjegjësi të madhe”, ka thënë presidentja. /arbresh.info

Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...