Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim shefin e Misionit për Kosovën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, David Amaglobeli, të shoqëruar nga ekipi i tij.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për zhvillimet ekonomike dhe fiskale të vendit, ku u rikonfirmua fakti se Kosova po shënon një prej rritjeve më të larta dhe më të qëndrueshme ekonomike në rajon gjatë viteve të fundit.
Po ashtu u potencua se mbetet vendi me nivelin më të ulët të borxhit publik, që reflekton menaxhim të kujdesshëm financiar dhe politika të përgjegjshme makroekonomike si shtet.
Basha theksoi gatishmërinë e tij por edhe nevojën urgjente që Kuvendi të miratojë Projektligjin për Buxhetin për vitin 2026, me qëllim të sigurimit të pagesave publike dhe funksionimit të institucioneve shtetërore.
“U bëj thirrje të gjitha subjekteve politike pa dallim, të tregojmë përgjegjësi institucionale dhe t’i themelojmë sa më parë trupat parlamentare dhe të procedojmë me miratimin e Buxhetit, dhe të dëshmojmë stabilitet institucional dhe seriozitet politik në funksion të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit”, ka potencuar kryetari Basha./Arbresh.info
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...