Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 81-vjeçare.
Me këtë rast, Basha ka shkruar edhe në librin e zisë, duke shprehur ngushëllime për familjen Daci, si dhe për miqtë e bashkëpunëtorët e të ndjerit.
Në ceremoninë e homazheve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve, figura nga jeta politike dhe akademike, si dhe qytetarë të shumtë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.
Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të zhvillohet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat e Dragodanit.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...